RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

kurti-e-hargreaves-flasin-per-rifillimin-e-procesit-te-dialogut-mes-kosoves-e-serbise

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves u shpreh se bashkë me Kurtin biseduan mbi fushatën zgjedhore, duke shpresuar për një proces zgjedhor të qetë.

Nga ana tjetër, Kurti e ambasadori diskutuan edhe për nevojën e rifillimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresojmë për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin e nevojshëm urgjentisht në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Britani-Kosovë me qeverinë e ardhshme” shkroi Hargreaves.

Related posts

Dr. Fauci pranon se vaksinimet e detyruara në SHBA bënë më shumë dëm se mirë

admin

Ukraina: Kundërofensiva do të vazhdojë dhe gjatë dimrit

Muhamet Ramadani

Kurti në Çikatovë: Është koha e fundit të sjellim drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët

Muhamet Ramadani