RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron kritikon Facebook-un për videon e rreme të grushtit të shtetit

macron-kritikon-facebook-un-per-videon-e-rreme-te-grushtit-te-shtetit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për rregullim më të rreptë të platformave dixhitale, pasi tha se kompania amerikane e mediave sociale Facebook refuzoi të hiqte një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që pretendonte në mënyrë të rreme një grusht shteti në Paris, transmeton Anadolu.

Macron denoncoi atë që ai e përshkroi si “pafuqi” e autoriteteve përballë dezinformimit online, pasi videoja e cila pretendonte se një kolonel kishte marrë pushtetin në Francë, mblodhi më shumë se 12 milionë shikime në Facebook.

Duke folur gjatë një takimi me lexuesit e të përditshmes rajonale “La Provence” në Marsejë të martën, Macron tha se videoja kishte shkaktuar shqetësim edhe midis diplomatëve të huaj.

Ai tha se mori një mesazh alarmi nga një homolog afrikan që pyeste: “I dashur president, çfarë po ndodh në vendin tuaj? Jam shumë i shqetësuar”.

Macron tha se udhëzoi ekipin e tij të kontaktonte Facebook-un për të kërkuar heqjen e përmbajtjes, por kompania refuzoi, duke thënë se videoja nuk shkelte kushtet e saj të shërbimit.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit

admin

Gaza, gratë piktore ringjallin kujtimet e jetës së humbur përmes artit

RTI

Britani e Madhe, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet për shkak të dimrit të ashpër

admin