RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan takohet me familjen e 6-vjeçares Hind Rajab që u vra në sulmin izraelit në Gaza

presidenti-erdogan-takohet-me-familjen-e-6-vjecares-hind-rajab-qe-u-vra-ne-sulmin-izraelit-ne-gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti sot familjen dhe të afërmit e vajzës 6-vjeçare palestineze Hind Rajab, e cila u vra derisa mbeti e bllokuar në një automjet gjatë një sulmi izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdogan i kushtoi vëmendje të veçantë anëtarëve më të rinj të familjes si dhe zhvilloi video-thirrje me disa anëtarë të familjes që nuk mundën të merrnin pjesë personalisht.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Rajab u vra së bashku me familjen e saj më 29 janar 2024 kur makina e tyre u godit nga të shtënat izraelite në lagjen Tel al-Hawa të qytetit të Gazës.

Historia e vogëlushes Rajab u përshkrua edhe në filmin “Zëri i Hind Rajab”, i cili u shfaq së fundmi në një shfaqje të veçantë në Kompleksin Presidencial, ku morën pjesë anëtarët e familjes së saj.

Related posts

Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

admin

Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Irfan Jahiu

Irani rifillon prodhimin e gazit në Parsin Jugor pas dëmtimeve nga sulmet ajrore

admin