RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjekët britanikë paralajmërojnë: Grevistët e urisë të Palestine Action po rrezikojnë jetën në burg

mjeket-britanike-paralajmerojne:-grevistet-e-urise-te-palestine-action-po-rrezikojne-jeten-ne-burg

Gjashtë aktivistë të lidhur me grupin e ndaluar Palestine Action, të ndaluar në paraburgim në Britani, janë në gjendje kritike shëndetësore për shkak të grevës së urisë, paralajmëruan më shumë se 800 profesionistë të shëndetësisë.

Të burgosurit, të moshës midis 20 dhe 31 vjeç, janë: Qesser Zuhrah; Amu Gib; Heba Muraisi; Teuta Hoxha dhe Kamran Ahmed. Lewie Chiaramello është në grevë të pjesshme, duke refuzuar ushqimin çdo ditë të dytë pasi është diabetik.

Sipas mjekëve, dy prej tyre kanë refuzuar ushqimin për gati shtatë javë dhe të gjithë janë në rrezik të menjëhershëm për jetën për shkak të mungesës së kujdesit adekuat mjekësor. Aktivistët kërkojnë lirimin me kusht, një gjykim të drejtë dhe heqjen e ndalimit ndaj Palestine Action.

Familjarët dhe avokatët thonë se disa prej grevistëve vuajnë nga dobësi ekstreme, dhimbje gjoksi, probleme me frymëmarrjen dhe rënie të shpejtë në peshë. Mjekët kërkojnë transferimin e tyre në spital për trajtim të specializuar.

Presioni ndaj qeverisë britanike po rritet, me mijëra qytetarë dhe dhjetëra deputetë që i bëjnë thirrje ministrit të Drejtësisë të ndërhyjë për të shmangur humbjen e jetëve në burg. /mesazhi

Related posts

Ministria e Jashtme e Izraelit mesazh liderit iranian Mojtaba Khamenei: Mund të ikësh, mund të fshihesh, por regjimet prej kartoni shemben!

admin

Dështon të nisë seanca për Masakrën e Reçakut, e radhës caktohet më 31 korrik

Hevzi

Ardhja e mërgimtarëve – Kjo është gjendja në pikat kufitare

Muhamet Ramadani