RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MSF: Izraeli të lejojë ndihmat urgjente në Gaza, fëmijët po vdesin nga i ftohti

msf:-izraeli-te-lejoje-ndihmat-urgjente-ne-gaza,-femijet-po-vdesin-nga-i-ftohti

Mjekët pa Kufij (MSF) kanë paralajmëruar se foshnjat dhe fëmijët në Rripin e Gazës po humbin jetën për shkak të motit të ashpër dimëror dhe mungesës së strehimit e ndihmave bazë, të bllokuara nga Izraeli.

Sipas MSF, një foshnjë 29-ditëshe e lindur para kohe, Said Asad Abedin, ka vdekur nga hipotermia e rëndë në Khan Younis. Deri të enjten, numri i viktimave nga moti ekstrem ka arritur në 13, përfshirë edhe një foshnjë dyjavëshe, Mohammed Khalil Abu al-Khair.

Mjekët në Spitalin Nasser paralajmërojnë se hipotermia është shumë e rrezikshme për foshnjat dhe se pa ngrohje, strehim të përshtatshëm dhe ndihma emergjente, numri i vdekjeve pritet të rritet. MSF thekson gjithashtu rritjen e infeksioneve respiratore, veçanërisht te fëmijët nën pesë vjeç.

Organizata i bën thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë urgjentisht rritjen masive të ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa qindra mijëra palestinezë vazhdojnë të jetojnë në tenda të përmbytura dhe të dëmtuara nga stuhitë. /mesazhi

Related posts

Katari: Armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshjen e pengjeve

Muhamet Ramadani

Në vitin 2022 Kosova eksportoi dyfish më shumë mallra në SHBA sesa importoi

Muhamet Ramadani

Dorëzimi diplomatik i një terrori në veri të Sirisë: çlirohet dhe Al Hol-i famëkeq me fate shqiptare brenda

Muhamet Ramadani