RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre migrantë afganë vdesin nga i ftohti duke tentuar të kalojnë kufirin drejt Iranit

tre-migrante-afgane-vdesin-nga-i-ftohti-duke-tentuar-te-kalojne-kufirin-drejt-iranit

Tre migrantë afganë kanë humbur jetën nga temperaturat e ulëta gjatë përpjekjes për të kaluar ilegalisht kufirin nga Afganistani në Iran, në provincën perëndimore Herat, kanë bërë të ditur autoritetet lokale të shtunën.

Sipas një zyrtari të ushtrisë afgane, grupi i migrantëve u ndalua nga forcat kufitare të mërkurën, ndërsa trupat e pajetë u gjetën të enjten pas kërkimeve në zonë. Në të njëjtën zonë malore të Kohsanit, u gjet i vdekur nga i ftohti edhe një bari.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 1.8 milionë afganë janë detyruar të kthehen në Afganistan nga autoritetet iraniane nga janari deri në fund të nëntorit 2025, shumica në mënyrë të detyruar. OKB-ja paralajmëron se këto kthime masive po rëndojnë burimet tashmë të kufizuara të vendit dhe po rrisin rrezikun e zhvendosjeve të reja.

Amnesty International u ka bërë thirrje shteteve të ndalojnë kthimet e detyruara në Afganistan, duke paralajmëruar rrezik serioz për jetën e të kthyerve. Afganistani përballet me kriza të shumta, përfshirë pasojat e tërmeteve, ndryshimet klimatike, sanksionet ndërkombëtare dhe pasigurinë ushqimore, që prek mbi 17 milionë njerëz. /mesazhi

Related posts

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për beteja nga ushtarakët e Turqisë

admin

Kovaçevski dënon zhvillimet në veri: Të përshpejtohet integrimi në BE, për të ulur ndikimin e palëve të treta destabilizuese

Muhamet Ramadani

Dijetari i njohur Tarik Ramadan lirohet nga akuzat për përdhunim – VIDEO

admin