RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiq: Kemi marrëveshje për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz deri më 31 mars

vuciq:-kemi-marreveshje-per-te-zgjatur-kontraten-e-furnizimit-me-gaz-deri-me-31-mars

Serbia ka arritur marrëveshje me Rusinë për të zgjatur furnizimet me gaz natyror deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, raporton Anadolu.

“Kemi marrëveshje për të zgjatur furnizimet me gaz për tre muaj të tjerë, deri më 31 mars, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt dhe të flenë të qetë”, tha Vuçiq në një fjalim para gazetarëve në një aktivitet që u mbajt në Beograd.

Siç pohoi ai, “Serbia do të ketë si energji elektrike ashtu edhe gaz të mjaftueshëm për sezonin e ardhshëm të dimrit”.

Marrëveshja e gazit që Serbia ka aktualisht me Rusinë zgjat deri në fund të këtij viti. Serbia furnizohet kryesisht me gaz nga Rusia. Sipas të dhënave, vendi konsumon rreth 2.5 miliardë metra kub të këtij burimi energjie çdo vit.

Related posts

Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do ndëshkohen

Muhamet Ramadani

Mjekët francezë në grevë 10-ditore për shkak të buxhetit të “pamjaftueshëm” të sigurimeve shoqërore

Muhamet Ramadani

Rrëzohet një helikopter afër Kievit, humbin jetën 16 persona përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas

admin