RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan i shpreh ngushëllime kryeministrit libian për rrëzimin e avionit

presidenti-erdogan-i-shpreh-ngushellime-kryeministrit-libian-per-rrezimin-e-avionit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin libian, Abdul Hamid Dbeibah, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për rrëzimin e avionit në Turqi ku humbi jetën shefi i ushtrisë së Libisë, raporton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Burhanettin Duran tha se Erdogan gjatë telefonatës shprehu “dhimbjen dhe ngushëllimet e tij” për humbjen e jetës në rrëzimin e avionit që transportonte shefin e Shtabit të Libisë, gjeneral Mohammed Ali Al-Haddad dhe ata që e shoqëronin atë.

Më herët, ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya tha se rrënojat e avionit të biznesit të tipit Falcon 50, i cili u ngrit nga aeroporti “Esenboga” i Ankarasë drejt Tripolit, u gjetën nga ekipet e xhandarmërisë rreth 2 kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në qarkun Haymana.

Yerlikaya tha se kutia e zezë e avionit dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit u gjetën sot herët. Ai shtoi se procesi i ekzaminimit të këtyre pajisjeve për të përcaktuar shkakun e rrëzimit ka filluar.

Pas vdekjeve nga rrëzimi i avionit, qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë shpalli tre ditë zie kombëtare.

Related posts

Temperaturat deri në minus 60 gradë Celsius në Rusi – VIDEO

admin

Konflikti në Sudan hyn në muajin e dytë

Muhamet Ramadani

Të krishterët për herë të parë minoritet në Angli

admin