RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri gjerman i çështjeve digjitale mbështet kufizimet e moshës për fëmijët në mediat sociale

ministri-gjerman-i-ceshtjeve-digjitale-mbeshtet-kufizimet-e-moshes-per-femijet-ne-mediat-sociale

Ministri gjerman për çështjet digjitale, Karsten Wildberger, është shprehur i hapur ndaj idesë për të vendosur një kufi moshe për qasjen e fëmijëve në mediat sociale, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Wildberger tha se ai mbështet një ndalim të ngjashëm me atë të zbatuar në Australi, duke theksuar efektet negative të mediave sociale në zhvillimin e të rinjve.

“Mendoj se çështja e kufizimeve të moshës është plotësisht e justifikuar”, tha Wildberger. Ai theksoi se kjo çështje duhet të diskutohet në baza shkencore, duke përmendur rëndësinë e përcaktimit të kufirit të saktë të moshës.

Një komisioni i formuar nga qeveria gjermane për “Mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në botën digjitale” pritet të paraqesë rekomandime vitin e ardhshëm mbi çështje të tilla si kufijtë e moshës dhe ndalimet e telefonave celularë në shkolla.

Në një seminar që do të mbahet vitin e ardhshëm, shkencëtarët, përfshirë ekspertë nga fushat e mjekësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, gjithashtu pritet të trajtojnë çështjet shumë të debatuara të kufizimeve të mundshme të moshës dhe ndalimit të telefonave celularë në shkolla.

Në Australi, që nga 10 dhjetori, fëmijëve nën moshën 16-vjeçare u është ndaluar të hapin llogari në shumë platforma kryesore të mediave sociale.

Related posts

Policia bastisi pronën e Faruk Mujkës dhe këshilltarit të ministrit Peci

Muhamet Ramadani

Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Arben Beselicës nga Prishtina

Muhamet Ramadani

E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit

Muhamet Ramadani