RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama uron Kurtin për fitoren në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme

rama-uron-kurtin-per-fitoren-ne-zgjedhjet-e-jashtezakonshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas fitores së tij në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Në një postim në rrjetin social X, Rama e ka cilësuar rezultatin si domethënës dhe ka shprehur shpresën që mandati i konfirmuar nga qytetarët e Kosovës të shndërrohet në një periudhë suksesi për vendin.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.

Ky urim nga kreu i qeverisë shqiptare vjen në një moment kur Kosova është rikthyer në një proces politik të qartë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, duke i dhënë mundësinë Kurtit të formojë qeverinë dhe të avancojë agjendën e re qeverisëse.

Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur përkushtimin për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe dialogun rajonal. Urimi i tij shërben edhe si sinjal për mbështetjen e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon

Related posts

Macron: BE-ja duhet të ecë përpara me paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

Irfan Jahiu

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Muhamet Ramadani

Austri, policia heton të shtënat me armë zjarri që shënjestruan xhaminë shqiptare

admin