RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhia dimërore godet vendet nordike, 3 të vdekur në Suedi

stuhia-dimerore-godet-vendet-nordike,-3-te-vdekur-ne-suedi

Stuhia “Johannes”, e cila ka përfshirë vendet nordike që nga fundjava, la tre të vdekur dhe mijëra familje pa energji të hënën, transmeton Anadolu.

Tre persona humbën jetën në Suedi pasi pemët ranë mbi ta ndërsa më shumë se 15 mijë familje mbetën pa energji sot në mëngjes, edhe pse stuhia filloi të qetësohej, sipas transmetuesit SVT.

Finlanda jugperëndimore dhe perëndimore u zgjua me një skenar të ngjashëm, me mbi 33 mijë njerëz pa energji, raportoi transmetuesi Yle.

Stuhia pritet të shkaktojë dëme që arrijnë në qindra mijëra euro, tha Shoqata për Menaxhimin e Pyjeve në rajonin e Ostrobothnia Jugore dhe Qendrore.

Në Norvegji, reshjet e dendura të borës kanë çuar në mbyllje rrugësh dhe vonesa në veriun e largët të vendit ndërsa rajonet jugore pritet të shohin disa kalime malore të mbyllura gjatë gjithë ditës.

Related posts

Tokat e Manastirit të Deçanit, kreu i LDK: Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të gënjeshtërta

admin

Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzon tre iranianë për hakerim të dhënash nga fushata e Trump, dyshohet se shpërndanë informacione konfidenciale në media

admin

Plagosja në Shtërpcë: Serbët bllokojnë rrugën me goma dhe ua vëjnë flakën atyre

admin