RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Vendimi i Izraelit për njohjen e Somalilandit është i paligjshëm dhe i papranueshëm

erdogan:-vendimi-i-izraelit-per-njohjen-e-somalilandit-eshte-i-paligjshem-dhe-i-papranueshem

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me homologun e tij somalez, Hassan Sheikh Mohamud, ka deklaruar se vendimi i Izraelit për të njohur Somalilandin është i paligjshëm dhe i papranueshëm, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin somalez, presidenti Erdogan tha se në Somali është arritur një përmirësimi i ndjeshëm i sigurisë, pavarësisht akteve të ndryshme të sabotimit nga ata që nuk duan që Somalia të rilindë.

“Turqia planifikon të fillojë operacionet e shpimit në vitin 2026”, tha Erdogan, duke shtuar se këto aktivitete do të japin kontribute të rëndësishme për mirëqenien e popullit somalez.

Presidenti turk njoftoi se Ankaraja në flotën e saj ka shtuar dy anije të reja shpimi në ujërat e thella.

Ndërkaq, presidenti somalez Mohamud, nga ana e tij, tha se Somalia ka ndjerë mbështetjen e Turqisë dhe popullit turk, teksa po përballet me kërcënime për integritetin dhe sovranitetin e saj.

“Qëndrimi agresiv” i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kundër integritetit territorial të Somalisë, tha presidenti Mohamud, është i “papranueshëm”.

Të premten, Izraeli e njohu si një shtet të pavarur dhe sovran Somalilandin, rajonin e shkëputur të Somalisë.

Somalilandi, i cili nuk ka fituar njohje zyrtare që nga shpallja e pavarësisë nga Somalia në vitin 1991, vepron si një entitet “de fakto” i pavarur administrativ, politik dhe i sigurisë, me qeverinë qendrore të paaftë për të ushtruar kontroll mbi rajonin dhe udhëheqjen e saj të paaftë për të siguruar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë.

Qeveria somaleze refuzon ta njohë Somalilandin si një shtet të pavarur, e konsideron atë një pjesë integrale të territorit të saj dhe çdo marrëveshje ose angazhim të drejtpërdrejtë me të e konsideron si një shkelje të sovranitetit dhe unitetit të Somalisë.

Related posts

Fundoset në Grenlandë anija që transportonte mijëra litra naftë, autoritetet në alarm! Karburanti rrezikon të derdhet në Artik

admin

PROFILI – Mojtaba Khamenei: Lideri i ri suprem i Iranit

RTI

Hamasi dënon sulmin izraelit ndaj një automjeti në Gaza City

admin