RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj bagëtisë në Sirinë jugore, vriten shumë kafshë

ushtria-izraelite-hap-zjarr-ndaj-bagetise-ne-sirine-jugore,-vriten-shume-kafshe

Ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj një tufe delesh në fshatin El-Rafid në jug të provincës Kunejtra, në jug të Sirisë, duke vrarë shumë prej tyre, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror sirian “Al-Ikhbariyah” tha në një lajm se “forcat pushtuese izraelite hapën zjarr ndaj tufave të deleve në fshatin El-Rafid në zonën rurale në jug të Kunejtrës, duke vrarë shumë prej tyre”.

Ushtria izraelite shpesh kryen shkelje, ndalime të padrejta dhe ngritje pikash kontrolli në jug të Sirisë, në Kunejtra dhe Dara.

Sipas një deklarate të mëparshme të presidentit sirian Ahmed Sharaa, ushtria izraelite ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe rreth 400 operacione tokësore në zona të ndryshme të Sirisë midis 8 dhjetorit 2024 dhe 18 korrikut 2025.

Related posts

Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

admin

Von der Leyen: Të mbështesim Ukrainën dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë

admin

Gratë shtatzëna dhe të porsalindurit janë ndër më të rrezikuarit në konflikt, thotë UNFPA

admin