RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis numërimi i votave nga diaspora

nis-numerimi-i-votave-nga-diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të premten ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht i atyre të ardhura përmes postës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime nga dy kutitë postare jashtë Kosovës, në Berlin dhe Bernë.

Këto pako janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Sipas Elezit, nga më shumë se 28 mijë pako të pranuara deri tani, rreth 27 mijë e 600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.

Arsyeja kryesore e refuzimit të pakove ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit brenda pakos me fletëvotim.

Ai ka theksuar se procesi i tërheqjes së zarfeve me fletëvotime ende nuk ka përfunduar, andaj në këtë fazë nuk dihet numri i saktë i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës përmes postës.

Tërheqjet e fundit nga kutitë postare do të realizohen më 2 dhe 5 janar 2026.

Ndryshe, për votimin përmes postës nga diaspora kanë qenë të regjistruar rreth 58 mijë shtetas të Kosovës.

Related posts

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

admin

Erdoğan: Turqia e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

“Disa çështje duhet të adresohen urgjent!”, Lajçak zbardh takimin me Vuçiçin: Biseduam për…

admin