RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jemen, grupi STC i mbështetur nga Emiratet shpall “fazë kalimtare” dyvjeçare dhe “referendum” për jugun

jemen,-grupi-stc-i-mbeshtetur-nga-emiratet-shpall-“faze-kalimtare”-dyvjecare-dhe-“referendum”-per-jugun

Kreu i Këshillit Tranzitor Jugor të Jemenit (STC) njoftoi një “fazë tranzitore” dyvjeçare që do të përfshijë dialog me palët në veri të Jemenit nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe një “referendum” mbi të ardhmen e jugut, transmeton Anadolu.

Aidrous al-Zubaidi tha në një fjalim të transmetuar se tranzicioni do të përfshijë një “referendum popullor”, që do të mbahet “nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara”, për atë që ai e përshkroi si të drejtën e “popullit të jugut për vetëvendosje”.

Ai tha se faza e propozuar synon të “shmangë konfliktin dhe të sigurojë një rrugë të sigurt politike që ruan të drejtat e jugut dhe e shpëton rajonin nga kostoja e lartë” e rinisjes së luftimeve.

Al-Zubaidi nuk dha detaje mbi strukturën e autoritetit tranzitor, afatet kohore për bisedimet me palët veriore, apo rregullimet praktike për referendumin.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm për mbështetje ndërkombëtare të planit.

OKB-ja nuk ka dhënë mbështetje për planin e propozuar.

Komentet e tij vijnë pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj forcave të STC-së të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe në provincën lindore Hadhramaut, ndërsa forcat e lidhura me qeverinë morën kontrollin e një kampi kyç ushtarak pas përplasjesh me luftëtarët e STC-së.

Related posts

BE-ja: Rusia duhet t’i përmbahet Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi

Muhamet Ramadani

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Kushtrim Guraj

Netanyahu: Rënia e regjimit iranian është e mundur, do të sillte shembjen e aleatëve të Teheranit në rajon

admin