RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy persona nga Gostivari humbin jetën pasi vetura bie në lumin Radika

dy-persona-nga-gostivari-humbin-jeten-pasi-vetura-bie-ne-lumin-radika

Dy persona nga Gostivari kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, kur vetura me të cilën udhëtonin ka rënë në lumin Radika.

Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar më 02.01.2026 rreth orës 15:50 në SPB Gostivar. Automjeti i udhëtarëve i tipit “Volkswagen Bora”, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë i Gostivarit.

Nga MPB bëjnë të ditur se, me urdhër të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave do të dërgohen për obduksion.

Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /shenja

Related posts

Përplasja për emrin e Presidentit të Kosovës, PDK-ja i kërkon Rushitit të tërhiqet nga gara: Pjesë e lojës politike antikushtetuese!

admin

VIDEO/ Në Mal të Zi për Samitit BE – Ballkani Perëndimor, Emmanuel Macron bën vrap përgjatë bregdetit të Tivatit

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA kërkon nga qytetarët e saj të udhëtojnë në Liban

admin