RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Sot përfundon verifikimi i rezultateve

kqz:-sot-perfundon-verifikimi-i-rezultateve

Gjatë ditës së sotme (e shtunë, 3 janar 2026), në QKN e Prishtinës pritet të përfundojë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në platformën për rezultate të KQZ-së janë procesuar 2,536 nga 2,557 vendvotime apo 99.18% e vendvotimeve, në të cilat u zhvillua procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

Related posts

Sulm në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite vrasin 2 palestinez, 12 të plagosur

Muhamet Ramadani

Netanyahu: Izraeli kontrollon 60 për qind të Gazës dhe synon ta zgjerojë në 70 për qind

Hevzi

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Muhamet Ramadani