RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori Mike Lee: Maduro i Venezuelës u arrestua për t’u gjykuar për akuza penale në SHBA

senatori-mike-lee:-maduro-i-venezueles-u-arrestua-per-t’u-gjykuar-per-akuza-penale-ne-shba

Senatori amerikan, Mike Lee, ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e informoi atë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar për t’u gjykuar për akuza penale në SHBA, transmeton Anadolu.

Lee tha se ka folur drejtpërdrejtë me Rubion pas asaj që ai e përshkroi si “veprim kinetik” më herët gjatë mbrëmjes.

“Ai më informoi se Nicolas Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në SHBA dhe se veprime kinetik që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur ata që ekzekutojnë urdhrin e arrestit”, tha Lee në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Lee tha se veprimi “më sa duket” bie brenda autoritetit të natyrshëm të presidentit Donald Trump sipas Nenit II të Kushtetutës për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm aktual ose i afërt.

Senatori amerikan tha se Rubio “nuk parashikon veprime të mëtejshme në Venezuelë tani që Maduro është në paraburgim nga SHBA-ja”.

Komentet e tij erdhën pasi Trump tha se SHBA-ja “kreu me sukses një sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës, duke pretenduar se Maduro dhe gruaja e tij janë “kapur dhe larguar me avion nga vendi”.

Related posts

Vr’iten 15 pa’lestinezë në su’lmet e Iz’raelit në Rripin e Ga’zës

admin

Radev: Sofja dhe Athina dëshmuan se mund të lënë pas çështjet e së kaluarës

admin

Kosova në rrugën drejt KiE, Serbia votoi kundër raportit, ja shtetet e tjera që kundërshtuan

admin