RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Venezuelës shprehet i pafajshëm ndaj akuzave në gjykatën amerikane

presidenti-i-venezueles-shprehet-i-pafajshem-ndaj-akuzave-ne-gjykaten-amerikane

Presidenti venezuelas Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, zonja e parë Cilia Flores, u shprehën të pafajshëm sot ndaj një sërë akuzash për armë dhe drogë të ngritura nga administrata e presidentit Donald Trump, raporton Anadolu.

“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor për asgjë që përmendet këtu”, i ka thënë Maduro gjyqtarit amerikan Alvin Hellerstein, sipas disa raportimeve. Edhe Flores është përgjigjur në mënyrë të ngjashme në pyetjen për deklarimin e saj, duke i thënë gjyqtarit se është “jo fajtore, plotësisht e pafajshme”.

Hellerstein i informoi Maduron dhe Floresin se kanë të drejtë për një vizitë konsullore dhe të dy thanë se do të dëshironin ta kenë një të tillë.

Seanca dëgjimore në gjyqin federal në Nju Jork ka përfunduar dhe seanca e radhës do të mbahet më 17 mars.

Related posts

Vendet e Evropës Jugore thirrje BE-së për “më shumë veprim në çështjen e migracionit”

admin

Përkujtohen viktimat në përvjetorin e parë të tragjedisë në Koçan, me 63 karrige të bardha të vendosura në qytet

admin

Palestina e kënaqur me deklaratën e presidentit amerikan Biden për “zgjidhjen me dy shtete”

admin