RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet 6.2 ballë në Japoni, nuk ka paralajmërim për cunami

termet-6.2-balle-ne-japoni,-nuk-ka-paralajmerim-per-cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi sot Japoninë perëndimore, megjithatë nuk u lëshua paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë, transmeton Anadolu.

Tërmeti goditi pjesën lindore të prefekturës Shimane në orën 10:18 sipas kohës lokale, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima. Sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo, janë regjistruar edhe pasgoditje me magnituda më të ulëta.

Operatori “Chugoku Electric Power Co.” bëri të ditur se pas goditjes fillestare nuk u konstatuan anomali në centralin bërthamor Shimane në Matsue.

Autoritetet ndaluan shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë në Japoninë perëndimore për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike ndërsa operimi i linjës Sanyo Shinkansen u pezullua mes stacioneve Okayama dhe Hiroshima.

Related posts

Rritet në 72.097 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Kushtrim Guraj

OKB-ja: Në Etiopi 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani

‘Vdekje për shqiptarët”, grafite antishqiptare në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës

Muhamet Ramadani