RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKShPK apelon për kujdes me ushqimin dhe shëndetin pas reshjeve të dendura të shiut

ikshpk-apelon-per-kujdes-me-ushqimin-dhe-shendetin-pas-reshjeve-te-dendura-te-shiut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Kjo pasi duke marrë parasysh reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik.

IKSHPK gjithashtu ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes në ushqim dhe të ruhet në vende të sigurta, të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

Po ashtu, IKSHPK ka apeluar se fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Related posts

Çmimi i naftës dhe benzinës mbetet i njëjtë

admin

Putin: Nëse ndërpritet marrëveshja për grurin, do ta dërgojmë falas në Afrikë

Muhamet Ramadani

Emiratet, partner dhe me Izraelin e Ballkanit

RTI