RTV AHIRETI
Shëndetësi

Paralajmërojnë ekspertët: Rreziku për dehidratim rritet gjatë dimrit

paralajmerojne-ekspertet:-rreziku-per-dehidratim-rritet-gjate-dimrit

Konsumi i ujit gjatë stinës së dimrit, neglizhohet nga popullata. Por ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se dehidratimi është një rrisk edhe në këtë periudhë të vitit duke na rrezikuar shëndetin.

Ata thonë se pavarësisht se etja ndihet më pak në mot të ftohtë, pasi trupi vazhdon të humbasë lëngje çdo ditë.

Ndërkohë mjekët specialist pohojnë se uji ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, lubrifikimin e nyjeve dhe forcimin e sistemit imunitar, veçanërisht gjatë sezonit të gripit dhe ftohjeve. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se rreziku i dehidratimit rritet në dimër, pasi ndjesia e etjes bie deri në 40 %.

Ajri i thatë, urinimi më i shpeshtë dhe djersitja që shpesh kalon pa u vënë re janë disa nga faktorët kryesorë që çojnë në humbjen e lëngjeve. Simptomat përfshijnë lodhje, marramendje, lëkurë të thatë dhe konfuzion mendor, ndërsa në raste më të rënda mund të shfaqen probleme serioze me veshkat.

Ekspertët rekomandojnë që gratë të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë, ndërsa meshkujt rreth 3 litra, për të qëndruar të shëndetshëm edhe gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Related posts

Lënia ndezur e freskueses gjatë natës me rrezik të madh, ekspertët tregojnë çfarë mund të ndodhë

admin

Tre ushqime që rrisin në mënyrë drastike kolesterolin

Muhamet Ramadani

Thonjtë e verdhë, të zinj apo blu? Ja çfarë mund të tregojnë për shëndetin tuaj

Muhamet Ramadani