RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Durmishi njofton mbi gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës

durmishi-njofton-mbi-gjendjen-e-rrugeve,-pas-reshjeve-te-bores

Të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Duke shpërndarë një video të ekipeve në terren, Durmishi njoftoi se, rrugët që janë në kompetencë të ministrisë, janë pastruar dhe është hedhur kripë, raporton IndeksOnline.

“Te dashur qytetarë,

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica.

Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës” shkroi Durmishi.

Kujtojmë se vendi sot është zgjuar me reshje bore dhe ngrica, teksa qysh prej dje u paralajmërua për kujdes të shtuar në qarkullim./

Related posts

Gaza, përkeqësohen kushtet e jetesës për të zhvendosurit për shkak të mungesës së strehimit

RTI

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Hevzi

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë nga uria”, thotë shefja e UNICEF-it

admin