RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri skocez: Qeveria nuk u informua për përdorimin e aeroportit nga SHBA-ja për të sekuestruar cisternën e naftës

lideri-skocez:-qeveria-nuk-u-informua-per-perdorimin-e-aeroportit-nga-shba-ja-per-te-sekuestruar-cisternen-e-naftes

Ministri i Parë i Skocisë, John Swinney, ka bërë të ditur se qeveria e tij nuk ishte e informuar për operacionin e SHBA-së për të përdorur një aeroport skocez në sekuestrimin e cisternës me flamur rus në Atlantikun e Veriut, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në Edingburgh, sipas një raporti nga e përditshmja skoceze “The National”, Swinney tha se pajtohet me zbatimin e sanksioneve, megjithatë theksoi se qeveria e tij duhet të jetë “plotësisht e informuar” për ndërhyrjet në ujërat përreth Skocisë.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi SHBA-ja sekuestroi një anije me flamur rus në Atlantikun e Veriut, për të cilën Shtëpia e Bardhë tha se po transportonte naftë që i nënshtrohej sanksioneve amerikane.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtria e Mbretërisë së Bashkuar mbështeti operacionin për të sekuestruar cisternën “Marinera”, me mbikëqyrje ajrore dhe një anije të marinës.

Dje, avionë të operacioneve speciale amerikane u ulën në një aeroport të vogël në Highlands të Skocisë, para se të fluturojnë në veri gjatë operacionit për të cilin Swinney tha se nuk ishte i informuar.

“Mendoj se është e rëndësishme që të ketë një dialog sa më të ngushtë rreth çështjeve me natyrë gjeopolitike, rreth çështjeve që mund të kenë ndikim në sigurinë e Skocisë”, tha ai.

Pas operacionit, një zëdhënës i grupit “Stop the War Scotland” tha se aeroporti ishte përdorur në një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.

“Reagimi fillestar i Ministrit të Parë ndaj sulmit të administratës së Trumpit mbi sovranitetin e Venezuelës, për të përdorur fjalët e vetë presidentit, ishte i dobët”, tha zëdhënësi.

Related posts

Irlanda do të ulë përkohësisht taksat e karburantit mes krizës energjetike në Lindjen e Mesme

Hevzi

Trump: Mund të ketë përparim në bisedimet mes Egjiptit dhe Etiopisë për digën

RTI

Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

admin