RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza

tre-te-vrare-dhe-disa-te-plagosur-nga-bombardimet-izraelite-ne-gaza

Tre palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e së shtunës, si pasojë e bombardimeve izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve mjekësore, një person u vra dhe një tjetër u plagos pasi një dron izraelit goditi zonën përreth rrethrrotullimit Bani Suheila, në qendër të qytetit Khan Younis.

Të njëjtat burime bënë të ditur se dy persona të tjerë humbën jetën pasi u qëlluan nga automjetet ushtarake izraelite në lindje të lagjes Al-Zeitoun.

Ndërkohë, disa qytetarë u plagosën nga bombardimi i hyrjes së kampit të refugjatëve Al-Maghazi, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Po ashtu, artileria izraelite vazhdon të godasë zonën jugore të Al-Mawasi, pranë qytetit Rafah, në jug të territorit.

Me këto viktima të fundit, numri i të vrarëve që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar ka arritur në 441, ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar 1.223. /mesazhi

Related posts

OBSH: Nga vërshimet në Pakistan u dëmtuan rreth 900 objekte mjekësore

admin

“Ne do ta fitojmë çdo luftë me Rusinë nëse na sulmon”- Shefi i NATO-s mesazh Kremlinit nga Mynihu: Po vuajnë humbje të tmerrshme në Ukrainë, por…

admin

Tërmet i fuqishëm në Ekuador, katër viktima dhe ndërtesa të dëmtuara

admin