RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania riafirmon mbështetjen për FSK-në

gjermania-riafirmon-mbeshtetjen-per-fsk-ne

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, takoi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Jashari, për të diskutuar mbi procesin e transformimit dhe të ardhmen e institucionit.

Sipas njoftimit, komandanti Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Ndërsa zëvendësambasadori Botcher theksoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe i riafirmoi angazhimin e saj për t’i parë institucionet e sigurisë së Kosovës si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar të sigurisë europiane.

Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.

Related posts

Mbi 43 mijë persona evakuohen ndërsa zjarret pyjore përfshijnë një nga destinacionet kryesore turistike të Francës

Irfan Jahiu

Knaus: Serbia të abstenojë në votimin për Kosovën në KiE, anëtarësimi i saj është i mirë për të gjithë

admin

Vriten 21 palestinezë në sulmet e Izraelit në Rafah dhe Deir Al-Balah të Gazës

Muhamet Ramadani