RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviq

nena-e-binjakeve-qe-iu-vrane-gjate-luftes-kerkon-denim-te-perjetshem-per-millosh-pleskoviq

Nënë Mihrije Daçaj, të cilës iu vranë djemtë binjakë në Prizren gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kërkuar dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.

Këto deklarime ajo i bëri në seancën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

“Ne kërkojmë dënim për jetë”, ka thënë shkurt Mihrija.

Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.

“Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me vrasje të civilëve shqiptarë, pasi që edhe përjetimet e vuajtjet janë riprodhuar sërish në seancë, konsiderojmë se shiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi që ligji, dënimi për këto vepra penale e parasheh deri në 20 vjet, ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që duke marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim kapital. Andaj, për fund, i propozoj kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet kërkesa e avokates, pasi që një kërkesë e tillë është e pabazë”, tha ai.

Related posts

MPJ e Serbisë: Daçiq mori garanci nga SHBA që Asociacioni duhet të formohet

Muhamet Ramadani

BE e prerë në kërkesë: Kosova të themelojë Asociacionin pa pengesa dhe vonesa shtesë

admin

Atentat mafioz ndaj një personi në Greqi! Autori iu afrua makinës së tij në kryqëzim dhe e qëlloi me 8 plumba. Viktima më herët kishte denoncuar se…

admin