RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi

rama-merr-pjese-ne-samitin-e-javes-se-zhvillimit-te-qendrueshem-ne-abu-dhabi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të Samitit të Javës së Qëndrueshmërisë që mbahet në Abu Dhabi, transmeton Anadolu.

“Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke publikuar foto edhe nga liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” është forum ndërkombëtar që mbledh së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama do të takohet edhe me zyrtarë të vendeve të ndryshme.

Related posts

Gjermani, rritet kërkesa për ngrohës elektrikë për shkak të frikës nga mungesa e gazit

admin

SHBA dhe Arabia Saudite diskutojnë për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

admin

Dialogu në Bruksel/ Vuçiç vuri dje 7 kushtet për normalizimin e marrëdhënieve, REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit

admin