RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

perleshje-mes-te-miturve-ne-gjakove,-njeri-prej-tyre-theret-me-thike

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Sipas saj, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Krasniqi shtoi se viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar nga policia.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ajo.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /

Related posts

Abuzoi disa herë seksualisht me të miturën, prokuroria në Kosovë kërkon “Arrest me burg” për 49-vjeçarin

admin

VIDEO/ Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një shfaqjeje ajrore

admin

Zelensky propozoi takim me Putinin në SHBA, Kremlini: Nëse është i gatshëm të flasë me përgjegjësi e seriozitet, të vijë në Moskë

admin