RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Furnizimi me energji elektrike është stabilizuar

furnizimi-me-energji-elektrike-eshte-stabilizuar

KESCO njofton konsumatorët se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, pas normalizimit të gjendjes në sistemin elektroenergjetik dhe zbatimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës.

Rritja e prodhimit vendor ka kontribuar në stabilizimin e gjendjes, pas kthimit të bllokut B1 në funksion. Megjithatë, kërkesa për konsum vazhdon të jetë e lartë dhe KESCO po vazhdon mbulimin e kërkesës përmes importit, pavarësisht sfidave dhe kërkesës së rritur në treg, veçanërisht në këtë periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e lartë.

KESCO vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar energji elektrike dhe për të mbajtur furnizimin sa më të qëndrueshëm dhe stabil për konsumatorët.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe apelon që të vazhdojë kursimi i energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut, për mbarëvajtjen e sistemit dhe për të mbështetur një furnizim sa më të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Ne mbetemi të përkushtuar që, në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe partnerët e sektorit, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe stabil.

Related posts

UNRWA thotë se nuk do të evakuohet nga Gaza

Muhamet Ramadani

Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit

admin

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

admin