RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

instituti-i-krimeve-te-luftes-me-dokumentar-per-masakren-e-recakut-–-deshmi-qe-flasin-me-gjuhen-e-se-vertetes

Një dokumentar i realizuar me dëshmi autentike, rrëfime të mbijetuarish dhe dokumente arkivore, që sjellin para publikut fakte të pakontestueshme mbi një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë.

I përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), dokumentari i kushtohet zbardhjes së së vërtetës për Masakrën e Reçakut, një nga dëshmitë më të tmerrshme të krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Ky realizim dokumentar synon ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e viktimave dhe fuqizimin e së vërtetës përballë mohimit, duke folur përmes fakteve dhe dëshmive të drejtpërdrejta.

Related posts

Kryeministri Rama: Sot ne jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Hevzi

Ambasadori turk: Kërcënimet kryesore të sigurisë përgjatë kufirit me Sirinë janë zhdukur

Hevzi

“Bota në dete të trazuara”- Kreu i OKB-së fjalim për 80-vjetorin e Asamblesë, Guterres: Forcat e fuqishme po dëmtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar!

admin