RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi i të drejtave të njeriut: Numri i të vdekurve në protestat në Iran arrin në 2.677

grupi-i-te-drejtave-te-njeriut:-numri-i-te-vdekurve-ne-protestat-ne-iran-arrin-ne-2.677

Një grup për të drejtat e njeriut me seli në SHBA tha se numri i të vdekurve në protestat e Iranit kishte arritur në 2.677, transmeton Anadolu.

“Protestat e vazhdueshme, të shkaktuara nga pakënaqësia për kushtet ekonomike, çuan gjithashtu në arrestimin e 19.097 personave”, tha Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut.

Në përleshjet që shpërthyen gjatë protestave, 2.677 persona humbën jetën, tha grupi.

Autoritetet iraniane deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë mbi numrin e përgjithshëm të personave të vrarë ose të plagosur gjatë protestave.

Protestat filluan më 28 dhjetor në kryeqytetin Teheran, kur dyqanxhinjtë, tregtarët dhe pronarët e bizneseve të vogla organizuan greva dhe demonstrata për të protestuar kundër inflacionit në rritje, rënies së rialit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat që atëherë janë përhapur në shumë qytete dhe janë përshkallëzuar në shprehje antiqeveritare të pakënaqësisë që përfshijnë punëtorë, studentë dhe të tjerë.

Related posts

“Su’lmi në shkallë të gjerë i Iz’raelit në Bregun Perëndimor, përpjekje për zbatimin e projektit të aneksimit”

Muhamet Ramadani

OKB: 4.7 milionë njerëz në Burkina Faso kanë nevojë për ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani

OKB: 2024-a do të shënojë nxehtësi rekorde

admin