RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale: Së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari

prokuroria-speciale:-se-shpejti-do-te-ngritet-aktakuze-per-vrasjet-ne-familjen-jashari

Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për Tëvë1 se shumë shpejt do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari në Prekaz.

Kryeprokurori Blerim Isufaj ka theksuar se procedurat janë në përfundim dhe aktakuza do të paraqitet në kohën më të shpejtë të mundshme. “Shumë shpejt do ta kemi një aktakuzë për masakrën që ka ndodhur në Familjen Jashari në Prekaz, e them shumë shpejt,” ka deklaruar Isufaj për Tëvë1.

Sa i përket aktakuzës për Masakrën e Reçakut, përvjetori i së cilës u shënua më 15 janar 2026, Isufaj ka bërë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për të gjithë personat që figurojnë në aktakuzë. Ai ka shtuar se për këtë çështje është kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse autoritetet janë të vetëdijshme se nuk pritet përgjigje.

“Janë lëshuar urdhër-arrestet për të gjithë personat që janë në aktakuzë. Në këtë rast kemi kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se ata nuk do të na përgjigjen,” tha Isufaj

Related posts

Policët serbë dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre

admin

Kurti: Mbështetja në investim për energjinë e ripërtëritshme, fuqizon familjet dhe bizneset

Muhamet Ramadani

BE: Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit

Muhamet Ramadani