RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rriten rastet e gripit/ Mjekët: Vaksinimi është i domosdoshëm

rriten-rastet-e-gripit/-mjeket:-vaksinimi-eshte-i-domosdoshem

Situata epidemiologjike është rënduar, pasi qarkullojnë paralelisht disa viruse. Instituti i Shëndetit Publik njofton se mutacioni K i virusit A të gripit nuk është izoluar ende, ndërsa ka transmetueshmëri të lartë dhe ka tejmbushur spitalet, siç raportohet edhe në vendet fqinje.

Italia ka arritur pikun e gripit, me urgjenca të mbushura dhe pacientë në korridore. Në ISHP janë kryer 1,700 analiza që nga tetori, dhe ekzistojnë aparatura për identifikimin e viruseve, por jo të gjithë pacientët janë testuar.

Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim, sidomos për personat me sëmundje kronike, pasi gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda.

Aktualisht qarkullojnë A/H1N1, A/H3N2, virusi respirator sincicial te foshnjat, COVID-19 dhe viroza të tjera, që përkeqësojnë gjendjen e pacientëve.

Related posts

Po përpiqeni dhe nuk po ia dilni? Këto janë arsyet përse s’po humbisni peshë

admin

Për më shumë magnez, ekspertët rekomandojnë këtë perime me gjethe jeshile

admin

Kur është normale të mos kesh uri në mëngjes?

admin