RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Ministri i Mbrojtjes mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni

rmv:-ministri-i-mbrojtjes-mbeshtet-idene-e-futjes-se-sherbimit-te-detyrueshem-ushtarak-ne-maqedoni

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni, por thekson se vendi aktualisht nuk ka burime të mjaftueshme financiare dhe hapësinore për zbatimin e tij. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në kazermën e Velesit “Alekso Demnievski-Bauman”.

“Unë personalisht e inkurajoj këtë veprim. Të rinjtë duhet të kenë mundësinë për një përvojë të tillë, por financat dhe kapacitetet duhet të merren parasysh. Në këtë moment, nuk është e zbatueshme, por në të ardhmen, nëse vlerësohet si e nevojshme, jam i gatshëm ta zbatoj”, theksoi Misajlovski.

Vizita ishte rasti për betimin ceremonial të 296 ushtarëve të rinj profesionistë, përfshirë 26 vajza, të cilët do të shërbejnë në Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës. Ministri njoftoi se për shkak të interesit të lartë për karrierën ushtarake, një konkurs i ri rekrutimi do të shpallet deri në fund të vitit.

Përveç kësaj, Misajlovski njoftoi se është përgatitur një vendim mbi statusin e ushtarëve profesionistë mbi moshën 45 vjeç, i cili do të publikohet së shpejti dhe do të përcaktojë se si do të kujdesen për ta pas përfundimit të shërbimit aktiv. /alsat

Related posts

Kompania holandeze KLM do të pezullojë fluturimet në Tel Aviv për një kohë të pacaktuar nga 1 marsi

admin

25 vite nga bombardimet e NATO-s, Meta: I dha fund përgjakjes së Ballkanit nga kasapi Millosheviç

admin

“Ka ardhur koha që lufta Izrael-Gaza të përfundojë”- Presidenti Biden prezanton planin me tre faza! Ja çfarë parashikohet

admin