RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të plagosur nga sulmi i kolonëve izraelitë në fshatin Yatma, në jug të Nablusit

te-plagosur-nga-sulmi-i-koloneve-izraelite-ne-fshatin-yatma,-ne-jug-te-nablusit

Disa qytetarë palestinezë u plagosën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një sulmi të kolonëve izraelitë ndaj fshatit Yatma, në jug të qytetit të Nablusit.

Burime lokale bënë të ditur se kolonë nga vendbanimi “Rahalim” sulmuan një numër shtëpish të fshatit, të vendosura pranë kolonisë, duke sulmuar fizikisht banorët dhe duke përdorur gaz piper. Mes të lënduarve janë identifikuar Bashar Sanobar, Mohammad Naim Sanobar dhe djali i tij, Naim.

Të njëjtat burime shtuan se forcat izraelite të pushtimit ndërhynë në zonë dhe u siguruan mbrojtje kolonëve, në vend që të ndalonin sulmin.

Sipas Autoritetit për Rezistencën ndaj Murit dhe Vendbanimeve, gjatë vitit të kaluar forcat izraelite të pushtimit dhe kolonët kanë kryer gjithsej 23.827 sulme ndaj qytetarëve palestinezë dhe pronave të tyre në mbarë Bregun Perëndimor. Nga këto, 18.384 sulme janë kryer nga ushtria izraelite, 4.723 nga kolonët, ndërsa 720 sulme janë kryer bashkërisht nga të dyja palët. /mesazhi

Related posts

Kuvajti: Mbrojtja ajrore po u përgjigjet kërcënimeve me dronë

admin

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Iz’rael dhe Liban mes frikës së një kon’flikti më të gjerë në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani

Zyrtarja e OKB-së thotë se ka dëshmi të krimeve kundër fëmijëve në Ukrainë

admin