RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

kqz-sot-diskuton-per-procesin-e-rinumerimit-te-deritashem-te-vendvotimeve

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është caktuar çështja e rinumërimit.

Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së hënës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.

Rinumërimi i votave ka nxitur dyshime për manipulime. Prokuroria e Prizrenit një nga komunat ku ka pas rinumërim ka autorizuar Policinë e Kosovës për hetim.

Politikan dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që ketë rinumërim të plotë të votave.

Nga KQZ kanë thënë se një vendim i tillë mund të merret varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në komunat ku po zhvillohet ky proces.

Related posts

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

admin

DASh-i bën thirrje për rikthim të Kosovës dhe Serbisë në dialog

admin

Rasti “Qielli i thyer”, arrin në rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

RTI