RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

policia-konfiskon-municion-dhe-pajisje-ushtarake-ne-tri-shtepi-te-pabanuara-ne-leposaviq

Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje ushtarake në Komunën e Leposaviqit, gjatë një operacioni patrullimi dhe kontrolli në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur dje në fshatin Llozno.

Gjatë patrullimit në rrugë, zyrtarët policorë kanë hasur fillimisht në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.

Pas kësaj, policia ka kryer kontroll në tri shtëpi të pabanuara, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy gëzhoja, një rrethatore, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota baroti për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune, si dhe gëzhoja të tjera të fishekëve.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të tij.

“Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm , një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti

Related posts

Palestinezët e zhvendosur në Gaza presin gëzimin e Ramazanit me dekorime, pavarësisht shkatërrimit nga Izraeli

Kushtrim Guraj

Daily Mail zbulon prapaskenat: Pse Richard Grennell u mënjanua nga rrethi i ngushtë i Donald Trump! Rënia e turpshme dhe përplasjet e forta! Nisi ta prezantonte veten si kandidat për zv.president

admin

Siri, vijojnë protestat për largimin e presidentit Al-Assad

admin