RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Me ftesë të Kryediplomatit të Turqisë, Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin

me-ftese-te-kryediplomatit-te-turqise,-gervalla-merr-pjese-ne-platformen-e-paqes-per-ballkanin

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Kryediplomatit të Turqisë, Hakan Fidan.

Në njoftimin e MPJD’së thuhet se platforma e Paqes për Ballkanin mbledh ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve në çështje me interes të përbashkët, përfshirë identifikimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fusha të ndryshme.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë platformë riafirmon prioritetet e saj strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare, si dhe përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj promovimit të paqes së qëndrueshme, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Republika e Kosovës vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm me Republikën e Turqisë, si dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Turqisë në avancimin e dialogut, promovimin e paqes dhe forcimin e stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në nivel global”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Related posts

Policia konfirmon 10 të vrarë në Bondi, mes tyre edhe një nga autorët

admin

Hungaria akuzon BE-në: Dëshiron të sabotojë misionin e paqes së Orban

admin

Partitë populiste drejtojnë Europën, 1 në 3 persona votojnë ekstremet

admin