RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama i drejtohet Kurtit me letër të hapur: Të zhbllokohet projekti i Unazës së Prishtinës

rama-i-drejtohet-kurtit-me-leter-te-hapur:-te-zhbllokohet-projekti-i-unazes-se-prishtines

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar zhbllokimin e të gjitha pengesave institucionale për realizimin e projektit të Unazës së Prishtinës.

Rama ka theksuar se projekti është miratuar për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me një vlerë deri në 206 milionë euro, prej të cilave 40 për qind janë fonde grant, të kushtëzuara me afate të qarta kohore. Sipas tij, çdo vonesë institucionale rrezikon humbjen e këtyre fondeve.

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ta zhbllokojë këtë projekt nacional. Kërkoj që menjëherë të largohen të gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësohet fillimi i punimeve pa vonesa të mëtejshme”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se projekti i Unazës së Prishtinës nuk është politik dhe nuk i shërben asnjë partie apo mandati qeverisës, por zhvillimit afatgjatë të vendit, rritjes ekonomike, përmirësimit të mobilitetit urban dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rama i ka bërë këto deklarata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Related posts

Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Muhamet Ramadani

Mbi 1.700 persona të izoluar në një anije turistike në Bordeaux të Francës pas vdekjes së një pasagjeri

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite thotë se kanë gjuajtur më shumë se 100 mijë predha artilerie në Gaza

admin