RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri shkatërron shtëpi dhe shkolla në provincën Kalimantan të Indonezisë

zjarri-shkaterron-shtepi-dhe-shkolla-ne-provincen-kalimantan-te-indonezise

Një zjarr masiv në Indonezinë qendrore ka shkatërruar dhjetëra ndërtesa, përfshirë shkolla dhe shtëpi, thanë sot zyrtarët, transmeton Anadolu.

Informacionet paraprake tregojnë se gjithsej 17 ndërtesa, përfshirë dy shkolla, u dogjën në provincën Kalimantan Qendrore, sipas gazetës shtetërore “Antara News”.

Autoritetet thanë se flakët u shkaktuan nga një qark i shkurtër elektrik dhe se zjarri u përhap më pas me shpejtësi, përfshirë përfundimisht dhjetëra struktura aty pranë.

Qeveria aktualisht po kërkon vende alternative për të siguruar që nxënësit të mund të vazhdojnë arsimin e tyre pas shkatërrimit të dy shkollave.

Zyrtarët thanë se po ngrihen strehimore evakuimi dhe kuzhina publike ndërsa po shpërndahen rroba për ata që janë prekur nga zjarri.

Related posts

Erdoğan: Turqia pret që Rusia dhe Ukraina të zbatojnë marrëveshjen e eksportit të grurit – VIDEO

admin

Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas aksidentit tragjik të trenit në Spanjë

Muhamet Ramadani

Gazeta amerikane Axios: Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale këtë fundjavë

admin