RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MAShT merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9

masht-merr-vendim-per-rishikim-te-kurrikulave-lendore-dhe-programeve-mesimore-per-klasat-nga-1-deri-9

Ministria e Arsimit ka marr vendim për rishikimin e kurrikulave lëndore-programeve mësimore për arsimin fillor nga klasa e parë deri te e pesta dhe arsimin e mesëm të ulët nga klasa e gjashtë deri te e nënta.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me kornizën kurrikulare synon ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathësive të tyre.

“Rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet startegjike ashtu si dhe nevojave bashkëkohore, është thelbësor për të garantuar arritje më të mira të nxënësve. Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës”, ka thënë ajo.

Related posts

E gjithë vëmendja në Majemi, SHBA dhe Rusia në bisedime për fundin e luftës në Ukrainë! Zelensky propozon takim trepalësh, Witkoff dhe Kushner takohen me liderët europianë

admin

Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASh-it t’i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi

Muhamet Ramadani

Trump nënshkruan projektligjin për financim, i jepet fund mbylljes 43-ditore të qeverisë amerikane

RTI