RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

kos:-serbia-beri-hap-serioz-prapa-ne-rrugen-drejt-be-se

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se votimi në parlamentin e Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Ajo në një postim në X ka thënë se Serbia rrezikon të marrë drejtim të kundërt në kohën kur Mali i Zi e Shqipëria po ecin drejt anëtarësimit në BE.

“Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”, ka shkruar ajo.

Parlamenti i Serbisë, i kontrolluar nga shumica e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka miratuar sot një paketë ligjesh që kufizojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Related posts

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

RTI

Gjermania synon të blejë tanke dhe obusë të rinj

Muhamet Ramadani

Suedi, qindra persona anuluan festimin e Vitit të Ri dhe protestuan në mbështetje të Gazës

Muhamet Ramadani