RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia dhe Franca do të zgjerojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe ushtri

greqia-dhe-franca-do-te-zgjerojne-bashkepunimin-ne-mbrojtje-dhe-ushtri

Greqia dhe Franca njoftuan sot synimin e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, transmeton Anadolu.

Duke folur pas një takimi me ministren franceze të Mbrojtjes, Catherine Vautrin, e cila ndodhej për vizitë zyrtare, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha se marrëveshja e përditësuar e mbrojtjes mes dy vendeve do të përfshijë klauzola për ndihmë të ndërsjellë në mbrojtje, bashkëpunim ushtarak dhe bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, raportoi e përditshmja Kathimerini.

“Ramë dakord që negociatat t’i përfundojmë shumë shpejt, brenda një ose dy muajsh, dhe më pas ta nënshkruajmë marrëveshjen”, tha ai.

Duke iu referuar konkretisht fregatave të tipit FDI, e para prej të cilave tashmë i është dorëzuar Marinës Greke nga Franca, Dendias tha se anijet do të modernizohen për të mbajtur armë strategjike.

“Vendimi për programin FDI nuk ka të bëjë vetëm me blerje ushtarake, por me mënyrën se si Greqia mbron sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane”, shtoi ministri grek.

Nga ana e saj, Vautrin tha se bashkëpunimi në mbrojtje mes Parisit dhe Athinës kontribuon në stabilitetin rajonal.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e Greqisë dhe të Francës. Bashkëpunimi ynë është ndër më të suksesshmit në nivel evropian”, tha ajo.

Që nga fundi i viteve 1970, Franca ka qenë një nga furnizuesit kryesorë të armëve për Greqinë, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh të avancuara armësh, përfshirë raketa, tanke dhe avionë luftarakë.

Marrëveshja më e fundit e mbrojtjes mes Greqisë dhe Francës u nënshkrua në shtator 2021 dhe përfshinte klauzola për mbrojtje të ndërsjellë, si dhe eksportin e fregatave FDI të prodhuara në Francë drejt Greqisë.

Related posts

Numri i viktimave në Gaza arrin në 73,041 që nga tetori 2023

Muhamet Ramadani

Trupat ukrainase tërhiqen plotësisht nga një fshat në rajonin e Donetskut

Muhamet Ramadani

Al-Sharaa: Fitorja historike e revolucionit riktheu Sirinë në vendin e saj mes kombeve

RTI