RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kërkon zgjidhje paqësore të konfliktit me Iranin

gjermania-kerkon-zgjidhje-paqesore-te-konfliktit-me-iranin

Gjermania përsëriti sot thirrjen e saj për zgjidhje paqësore të krizës së Iranit, mes një grumbullimi të vazhdueshëm ushtarak amerikan në rajonin e Gjirit Persik, transmeton Anadolu.

“Qeveria gjermane është në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-në. Kancelari federal foli për herë të fundit me presidentin amerikan në telefon për temën e Iranit rreth dy javë më parë. Pozicioni ynë është i qartë: ne jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore të konfliktit”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius në konferencën për media në Berlin.

Ai shtoi se kancelari Friedrich Merz do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe javën e ardhshme, ku çështjet rajonale, përfshirë Iranin, do të jenë në krye të axhendës.

Të tre vendet e Gjirit kanë kundërshtuar fuqimisht një sulm të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit, duke përmendur shqetësime për paqëndrueshmëri më të gjerë rajonale.

Merz tha të mërkurën se janë “të numëruara ditët” e qeverisë iraniane ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti kërcënimet për ndërhyrje pas një shtypjeje të protestave në vend.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merz citoi raportet e mediave ndërkombëtare që pretendojnë se deri në 30 mijë njerëz mund të jenë vrarë gjatë valës së fundit të protestave antiqeveritare.

“Një regjim që mund ta ruajë pushtetin e tij vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit kundër popullit të vet i ka ditët e numëruara. Mund të jetë çështje javësh, por ky regjim nuk ka asnjë legjitimitet për të sunduar vendin”, tha Merz.

Related posts

Sërish kolona në kufi, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

admin

Maroku evakuon mbi 50 mijë persona nga përmbytjet pas reshjeve të dendura

Muhamet Ramadani

Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë

admin