RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-mitrovice,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën në Mitrovicë të Jugut.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Për rastin i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ilaz Kodra”, është arrestuar një i dyshuar ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri. Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore”, ka njoftuar Zahiti

Related posts

Brenda një jave, mbi 4.300 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa

admin

Përfundon periudha transitore për dinarin

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin grek në New York

admin