RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti dhe Jordania riafirmojnë refuzimin e zhvendosjes së palestinezëve

egjipti-dhe-jordania-riafirmojne-refuzimin-e-zhvendosjes-se-palestinezeve

Udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë kanë riafirmuar qëndrimin e tyre kundër çdo përpjekjeje për zhvendosjen e palestinezëve nga tokat e tyre, në një kohë kur pika kufitare e Rafahut është rihapur.

Gjatë një takimi në Kajro, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti i Jordanisë Abdullah II theksuan “qëndrimin e palëkundur të Egjiptit dhe Jordanisë për të refuzuar çdo përpjekje për zhvendosjen e popullit palestinez nga toka e tij”, thuhet në një deklaratë të presidencës egjiptiane.

Rihapja e pikës kufitare të Rafahut është bërë për herë të parë pas gati dy vitesh, në mënyrë provuese, duke lejuar kalimin e kufizuar të banorëve.

Sipas Koordinimit Izraelit të Veprimtarive Qeveritare në Territore (COGAT), pritet që “lëvizja e banorëve në të dy drejtimet, hyrje dhe dalje nga Gaza, të nisë nga dita e nesërme”. /mesazhi

Related posts

VIDEO/ Përfundon me sukses misioni “Artemis II”, kapsula Orion ulet në Paqësor pas udhëtimit rreth Hënës

admin

Mbi 130 migrantë sirianë kalojnë lumin Evros që ndan Turqinë dhe Greqinë

Muhamet Ramadani

Infermierët në Angli drejt protestës, duan rritje page reale dhe kushte më të mira

admin