RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si të kurojmë alergjitë me ushqime

si-te-kurojme-alergjite-me-ushqime

Patologjitë alergjike janë tragjedia e vërtetë e shekullit. Kush vuan nga alergjitë e di mirë se sa e vështirë është diagnoza e si rjedhojë shërimi. Kalohet nga rrufa alergjike deri në situata mjaft të rënda shikimi anafilaktik si rrjedhojë e gëlltitjes së një ushqimi që organizmi ynë nuk e pranon.

Ndodh shpesh të jemi të rrethuar nga disa molekula që trupi ynë nuk i pranon: për shembull molekulat e ndotjes së ambientit, konservantë e ngjyruesit tek ushqimet, gjurmë pestiçidesh e kështu me radhë. Siç shihet terapia është shumë e vështirë.

Gjëja më e mirë në aspektin ushqimor është konsumimi i produkteve biologjike ku të mos jenë të pranishme substança të papranueshme nga organizmi ynë, e duke parapëlqyer ato produkte të pasura me vitamina dhe antioksidues.

Ushqimet që duhen preferuar: ananasi, pjepri, manaferrat e në përgjithësi ushqime me prejardhje biologjike.

Ushqime që duhen kufizuar: agrumet, domatja, luleshtrydhet, nënproduktet e qumështitr, veza.

Fitoterapia: ribes të zbutura për orë të tëra në gliçerinë: 20 pika esëll në mëngjes dhe para darke.

Related posts

Kontakti me fëmijët e vegjël mund të jetë faktori kryesor i rrezikut për pneumoni tek të rriturit

Muhamet Ramadani

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes që pini çdo ditë?

Muhamet Ramadani

Thonjtë e verdhë, të zinj apo blu? Ja çfarë mund të tregojnë për shëndetin tuaj

Muhamet Ramadani