RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 71.803 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-71.803-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 71.803 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundrejt Gazës me justifikime të ndryshme.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e kreyra nga Izraeli që nga 23 tetori 2023.

Në deklaratë thuhet se në 48 orët e fundit në spitale janë sjellë 8 trupa të pajetë të palestinezëve dhe 19 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 529 persona dhe janë plagosur 1.462 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.803, ndërsa numri i të plagosurve në 171.570.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Related posts

Mungesa e arsimimit, një nga shumë sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta

admin

NATO-ja “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

admin

Trump nuk e përjashton mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Venezuelës

Muhamet Ramadani