RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

arrestohen-tre-persona-te-dyshuar-per-krim-te-organizuar,-sekuestrohen-mbi-11-mije-euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar.

Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas hetimeve që janë duke u zhvilluar ne koordinim me Policinë e Kosovës në këtë rast i cili ka edhe element ndërkombëtar, të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash.

“Dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, një veturë, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Related posts

Kurti një orë takim me drejtorin e CIA-s, reagon qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta mes dy vendeve

admin

Niset anija e dytë ukrainase nga skadimi i marrëveshjes së grurit, do të kalojë përgjatë vijës së NATO-s

admin

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

admin